TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 19:11

“Dil këtej ore se u dogjëm”, të luftosh me flakët me degë peme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Dil këtej ore se u dogjëm”, të luftosh me

Shqipëria ndodhet në një situatë emergjence të shkaktuar nga zjarret, edhe pse zyrtarisht Qeveria nuk ka shpallur asnjë emergjencë, qoftë kjo edhe në rajone të caktuara, ku flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Janë me qindra hektarë pyje e kullota, të mbjella e rrënjë ullinjsh, banesa e bagëti që llogariten si dëme në zona të ndryshme të vendit për shkak të situatës së zjarreve.

Në disa raste situate është bërë aq dramatike, si në Gramsh dhe Delvinë, që në orët e fundit konsiderohen si vatrat më të rrezikshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, ushtrisë, policisë dhe banorëve të zonave, në Delvinë pati një situatë apokaliptike, ndërsa në Gramsh një qytetar humbi jetën.

Video e mëposhtme tregon një moment nga përpjekjet në Gramsh, kur dy qytetarë angazhohen të shuajnë një zjarr. Po përdorin degë peme për të luftuar 'armikun e dukshëm", ndërsa njëri i thotë tjetrit: “dil këtej ore se u dogjëm…”. 

Lini një Përgjigje