TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Dhjetor 2025, 07:24

Diell dhe temperatura të ulta, zbuloni si parashikohet moti për ditën e fundit të vitit 2025

Shkruar nga Pamfleti
Diell dhe temperatura të ulta, zbuloni si parashikohet moti për
Parashikimi i motit

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Në relievet malore verilindje  lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Temperaturat do të varjojnë nga -4 deri në 7 gradë Celsius në zonat e mesme.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1ballë.

parashikimi i motit 31 dhjetor 2025

Lini një Përgjigje