TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Mars 2024, 07:28

Deklarata e fortë e Artan Fugës: Ka infermiere që kanë vrarë fëmijë në spitale

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e fortë e Artan Fugës: Ka infermiere që kanë

Duke folur për dhunën fizike ndaj fëmijëve, si një fenomen shqetësuar social, profesor Artan Fuga tha se ka infermiere në spitale që kanë vrarë fëmijë.

Sipas tij nuk ka ndonjë fenomen shoqëror që të bashkëshoqërohet me krimin dhe gabimet.

“Unë jam dakord që ka komisione abuzuese. Unë ju jap shembuj konkrete se ka infermiere që kanë qenë vrasëse. Kanë vrarë fëmijë në spitale. A ka ndonjë fenomen shoqëror që mos të bashkëshoqërohet me krimin me devijancën, me gabimet me përfitimet. Jemi mëkatarë”, tha ai.

Ndërsa për dhunën në familje Fuga tha se askush nuk do ta pranonte se mund të godasë bashkëshorten apo fëmijën dhe në opinionin e tij do t’i referohet të tjerëve.

“Dikush mund të thotë, shumë i justifikuar nuk është, por rrethanat ma sollën një herë që ta godas fëmijën. I pajustifikueshëm dhe i papranueshëm ka një nuancë dallimi, por unë e di pse e keni shtruar pyetjen në këtë mënyrë. Këto pyetje janë delikate dhe jam i bindur që anketuesit u kanë thënë do jetë anonime, nuk do dalë emri, por do mendoja që një hipokrizi e ka, por nuk ka mundësi të bëhet ndryshe. Duke krahasuar ato përgjigje me realitetin fizik që shoh me sy në shoqëri, ka një kontradiktë”, tha Fuga në Euronews Albania.

artan fuga femije spitale

Lini një Përgjigje