TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2024, 22:13

Debatet në Kuvend, gazetari tregon SMS-në kërcënuese që Rama i ka dërguar Altin Dumanit

Shkruar nga Pamfleti

Debatet në Kuvend, gazetari tregon SMS-në kërcënuese që

Gazetari Endri Xhafo ka deklaruar se një prej dosjeve që Rama i ka kërkuar Dumanit të mbyllë është çështja “Xibraka”.

Dosja “Xibraka” në vetvete ka ngjallur dyshime lidhur me besueshmërin ndaj kreut të SPAK për mënyrën sesi ai do të gjykojë çështjen ku përfshihet Olsi Rama.

Kjo nuk është sekret që politika të ndërhyjë, por kryeministri ka pasur parasysh që është një çështje ku përfshihet vëllai i tij, i cili para disa ditësh ishte thirrur në SPAK e që deklaroi se ishte për atë dosje. Megjithatë Edi Rama nuk është nga ata që është shumë i kujdesshëm për ato që thotë publikisht”, tha gazetari në  emisionin Now.

Në vazhdim ai shtoi se duke marrë parasysh që në këtë dosje përfshihet vëllai i kryeministrit, do të tregojë më tepër kujdes. Kjo sepse ministra të kabinetit qeveritar “Rama” janë larguar nga detyra për dosje ku kanë qenë të përfshirë vëllezër ose kushërinjve, si rasti i Sajmir Tahirit apo Fatmir Xhafaj.

Në gjykimin tim nuk e implikon Altin Dumanin që ai të jetë i prirur të zbatojë ‘porosinë’ e Edi Ramës që ta mbyllë këtë çështje”, vazhdoi Xhafo.

Lini një Përgjigje