TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 22:36

Censi mund të jetë manipuluar, Nurja: Çdo shifër e INSTAT do të verifikohet

Shkruar nga Pamfleti

Censi mund të jetë manipuluar, Nurja: Çdo shifër e INSTAT

Rezultatet e censit po priten me debate dhe aludime se mund të ketë manipulime të shifrave.

Ish-drejtuesja e INSTAT, Ines Nurja ka thënë se çdo shifër që do të nxirret në rezultat do të verifikohet.

Nurja tha se tashmë të gjitha informacionet janë mbledhur dhe pritet rezultati por paralajmëroi se INSTAT nuk mund të luajë me shifrat.

“Pyetësori i bërë ka shumë informacion brenda.

Ajo popullsia, banesat janë një sipërfaqe. Ka pyetje të ndryshme. Por problemi qëndron se sa anketuesi i ka pyetur, i ka bërë pyetjet një për një, sepse pyetësori nuk bëhet nga INSTAT, por është i standardizuar, njësoj si vendeve të BE-së.

Ideja është a ka arritur ky pyetësor të bëhet i plotë në çdo familje shqiptare. Pra anketuesi a i ka bërë të gjitha pyetjet. Unë kam informacione që një pjesë e madhe e anketuesve kanë marrë disa të dhëna më kryesore dhe të tjera nuk i kanë pyetur”, ka thënë Nurja duke lënë të kuptohet se mund të ketë manipulime në përgjigjet e shënuara nga anketuesit.

Sipas saj pyetësori ka qenë i plotë por jo të gjitha pyetjet i janë bërë qytetarëve.

Nurja tha se përgjegjësia i mbetet INSTAT për këtë.

“Pyetësori është shumë i plotë, por të bëheshin të gjitha pyetjet, do të merreshin informacione total, ekonomik dhe social mbi Shqipërinë, që mblidhet njëherë në 10 vite dhe është shumë i rëndësishëm.

Problemi qëndron a janë marrë të gjithë informacionet dhe a janë marrë në mënyrë të saktë këto informacione.

Kjo është përgjegjësi e INSTAT që ka organizuar këtë cens.

Të dhënat janë aty, duhet vetëm të publikohen.

Shqipëria është tkurrur, ka të dhëna të tërthorta, ka Eurostat të dhëna, që thotë se janë rreth 1 milionë njerëz që janë larguar, me largime të rregullta, në mënyrë ilegale, ose në mënyra të tjera. Të dhëna të tërthorta ka.

INSTAT nuk mund të luajë me të dhënat, sepse çdo numër që do të nxjerrë do të verifikohet.

Është shumë gabim të mendohet se do të ketë një manipulim me shifrat, sepse çdo shifër do verifikohet.

Për këtë jam shumë  e sigurte”, tha Ines Nurja në SYRI TV.

 

 

censi ines nurja instat

Lini një Përgjigje