TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2025, 20:44

Brenda grupit në Telegram të ‘XUEX’/ Bosët e “piramidave online” vijojnë zhvatjet, bllokojnë çdo tërheqje parash

Shkruar nga Pamfleti

Brenda grupit në Telegram të ‘XUEX’/ Bosët e

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar të tjera mashtrime nga ajo që rëndom po quhet “piramida online”. Shumë qytetarë janë mashtruar duke investuar para pa adresë. Bëhet fjalë për kompani si TEXEX, XUEX, etj. Braçe ka publikuar disa mesazhe në Telegram ku tregon manovrat e krerëve të këtij rrjeti mashtrimi.

48 orë dhe bosët e piramidës kanë bllokuar çdo tërheqje të parave nga anëtarët!

Leo Smith, domethënë Profesori, domethënë Roboti, ka thirrur mbledhje grupi dhe ka njoftuar bllokimin e tërheqjes së parave; pra daljen nga piramida duke kaluar paratë nga llogaria-muri i anëtarëve në Binance e pastaj në exchange në Kosovë për t’i marrë cash!

Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 ditë më parë; pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.

Pra krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!

Leo Smith e quan Xuex ende bursë, por unë nuk di as në Europë e as në Amerikë bursë që të bllokojë paratë e tua.

Lexoni mesazhet e tij; çdo fjali është provë e funksionimit si piramidë, jo si bursë!

E reja tjetër sot, zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëjë me faktin se paskan edhe shqiptarë nga jashtë Shqipërisë që kanë futur para në piramidë!

Kulmi!

S’kam fjalë!

Pas gjithë asaj që kaloi thuajse çdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë që të binin në gropën e piramidave!

Jo, nuk zëmë mend!”, shkruan Braçe.

Brenda grupit në Telegram të ‘XUEX’/ Bosët e

Brenda grupit në Telegram të ‘XUEX’/ Bosët e

Brenda grupit në Telegram të ‘XUEX’/ Bosët e

 

Brenda grupit në Telegram të ‘XUEX’/ Bosët e

Brenda grupit në Telegram të ‘XUEX’/ Bosët e

Lini një Përgjigje