TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2024, 10:22

Blofi i Melonit, anija e parë drejt Shqipërisë kishte vetëm 16 emigrantë në bord!

Shkruar nga Pamfleti
Blofi i Melonit, anija e parë drejt Shqipërisë kishte vetëm
Anija e marinës LIBRA në brigjet e Lampedusa

Anija e parë e marinës "LIBRA" që u nis emigrantë nga Italia drejt Shqipërisë, pati vetëm 16 persona në bord, shkruan "La repubblica".

Media italiane ka zbuluar blofin, dy ditë udhëtim për të transferuar nga Italia 10 egjiptianë dhe 6 bangladeshas, të cilët, me varka të improvizuara, u larguan nga brigjet libiane të Sabratas dhe Zuaras dhe e gjetën veten në një anije 80 metra të gjatë, e cila mund të transportojë deri në 80 marinarë dhe rreth 200 pasagjerë.

Anija që do të duhet të udhëtojë nga Lampedusës drejt Shëngjinit do kushtojë nga 250 mijë deri në 290 mijë euro, duke llogaritur edhe detarët, pra 18 mijë euro për emigrant, për një operacion që në tërësinë e tij do t'i kushtojë shtetit gati një miliard euro.

Polemikat që prodhoi vendimi i Melonit për emigrantët

Për këtë operacion, të parin e këtij lloji në Europë, në Shëngjin e Gjadër do të ketë një personel prej 300 personash mes tyre, oficerë të policisë italiane, gjykatës emigracioni, punonjës të ministrisë së brendshme italiane, punonjës social, mjekë dhe psikologë.

Megjithatë, në vendin fqinj vijojnë polemikat për këtë iniciativë të kryeministres Meloni për të dekurajuar ardhjen emigrantëve në brigjet italiane.

Sipas “Sea Watch”, “qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thotë kjo organizatë e cila merret me shpëtimin në det të emigrantëve.

Lini një Përgjigje