
Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se nga data 9 deri më 11 shkurt, në intervalin orar 08:00–17:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të rretheve Berat dhe Kuçovë, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet.
Në kuadër të punimeve në Linjën 400 kV Fier–Elbasan–Bitola, gjatë kësaj periudhe do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10 kV e Fiderit F2 në Nënstacionin Çiflik.
Si pasojë, energjia elektrike do të ndërpritet në zonat e rrethit Berat: Syzez, Banaj, Gajde, Qamicë, Malas, Polizhan, Murrizë dhe Salcë e Poshtme.
Gjithashtu, nga data 9 deri më 11 shkurt 2026, në të njëjtin orar, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 6 kV e Fiderit F11 në Nënstacionin Kuçovë.
Për këtë arsye, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonat e rrethit Kuçovë: Bozhok 1, Ferras 1, Ferras 2 dhe Fier Mimare.
Lini një Përgjigje