TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2025, 22:32

Arrestimi i Safet Bajrit, avokati: SPAK ka prova dhe fakte të shumta, janë bashkuar disa ngjarje në një dosje

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Safet Bajrit, avokati: SPAK ka prova dhe fakte të shumta,

Avokati Andi Hasanaj, ka komentuar arrestimin e Safet Bajrit nga SPAK, duke e krahasuar këtë procedim me praktikat e ndjekura nga prokuroritë e vendeve fqinje.

Sipas asaj që kam parë, më bëri përshtypje fakti se kjo çështje u trajtua si në rastet e prokurorive jashtë vendit, ku disa ngjarje bashkohen në një dosje të vetme, shoqërohen me fakte intensive dhe përfundojnë me arrestim”, tha Hasanaj i ftuar në studion e “Open” në News24.

Sipas tij, duke pasur parasysh këtë metodologji hetimore dhe provat e mbledhura, dërgimi i Bajrit për gjykim pritet të ndodhë shumë shpejt.

Arrestimi i Bajrit nga SPAK ka sjellë një tjetër goditje ndaj grupeve kriminale në Shqipëri, ndërsa pritet që çështja të marrë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje