TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2024, 17:48

“Arrestimi i Berishës dhe Metës nuk është fundi i opozitës", Kikia për zgjedhjet 2025: Kujt i frikësohet Rama

Shkruar nga Pamfleti

“Arrestimi i Berishës dhe Metës nuk është fundi i

Analisti Mentor Kikia, ka deklaruar se nuk është as fundi i opozitës se Sali Berisha është në “arrest shtëpie” dhe as fundi i Partisë së Lirisë, që Ilir Meta është arrestuar.

Ai u shpreh se një opozitë pa Berishën mund të marrë me shumë mbështetje në zgjedhje.

“Dy parti politike që përbëjnë koalicionin më të madh opozitar, futen në zgjedhje parimisht nuk do të jenë nesër në funksione të larta politike. Kjo mund tu shërbejë njerëzve që mund të mbështesin një opozitë pa Berishën. Një opozitë pa Berishën mund të marrë me shumë mbështetje. Nuk është fundi i opozitës nëse është në arrest shtëpie Berisha dhe as fundi i PL-së se është arrestuar Meta”, tha Kikia për “News 24”.

Sa i takon një alternative përveç PD-së dhe PL-së për të rrëzuar qeverinë ekzistuese, Kikia tha se nuk e sheh një të tillë.

“Ende nuk e shoh një alternativë bindëse për të zv partinë në pushtet. Po flas për alternativë, sepse parti ka shumë. Alternativë do të thotë ta bindë qytetarin kjo parti ta marrë votën për të rrëzuar qeverinë ekzistuese”, u shpreh ai.

Për apiratën e opozitës në lidhje me qeverinë teknike, Kikia deklaroi se do të ishte zgjidhja më e mirë, por shtoi se kryeministri Rama nuk do ta pranojë.

“Në kushtet kur zgjedhjet janë të papranueshme, një qeveri teknike do të ishte zgjedhja më e mirë e mundshme. Nuk beson që Rama do ta pranojë sepse do t’i hiqte shumë instrumente nga dora që i krijojnë favore në zgjedhje. Qeveri teknike do të thotë nuk do japë bonuse, nuk do shpërndajë para, as nuk do bëjë tenderë. Një qeveri teknike ka për detyrë të menaxhojë vetëm procesin zgjedhor dhe qeverisë në pushtet, një qeveri e tillë, nuk i leverdis”, u shpreh Kikia.

Lini një Përgjigje