TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2024, 11:26

Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO dënon me 1 vit burg ish kryetaren e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO dënon me 1 vit burg ish
Luiza Mandi

Ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi është dënuar sot nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.

Lini një Përgjigje