TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2023, 08:11

Aksioni i SPAK për aferën me inceneratorin e Tiranës, Klodiana Lala: Pa Erjon Veliajn hetimi është i mangët! 

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i SPAK për aferën me inceneratorin e Tiranës,
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me 15 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për aferën me inceneratorin e Sharrës.

SPAK ka shkuar deri te drejtorët më të afërt të kryebashkiakut Veliaj, por edhe këtë herë ia ka hedhur paq.

Lala shkruan se pa Erion Veliajn hetimi për inceneratorin e Tiranës është i mangët.

15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës. Pa Erjon Veliajn hetimi është i mangët! Drejtësia shkon në vend duke u shkatërruar grupi kriminal.”- shkruan Lala.

Prokuroria e Posaçme ka trokitur dje në Bashkinë e Tiranës. SPAK ka firmosur 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës dhe mes tyre janë dy punonjës të bashkisë, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.

Tusha ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Tusha ka qenë ngjitur me Veliaj, që në ditët e para të pushtetit të Rilindjes. Në vitin 2013, Taulant Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Veliaj.

 

Lini një Përgjigje