TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 20:59

“21 Janari” në duart e SPAK-ut, Petraj pesimist: S’do ketë asgjë të re, Berisha do u shpëtojë akuzave direkte!

Shkruar nga Pamfleti

“21 Janari” në duart e SPAK-ut, Petraj pesimist: S’do

Avokati Edmond Petraj deklaroi se çështja e “21 Janarit” nuk do të sjellë asgjë. Sipas tij, edhe pse rasti është dërguar dhe po hetohet nga SPAK, është shumë e vështirë të shkohet te ai që dha urdhrin për të qëlluar.

Duke folur për emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të ‘Pamfletit’, Petraj theksoi  ka një probabilitet që përgjegjësia penale të bjerë sërish mbi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, i cili tashmë është dënuar një herë për këtë çështje. Një skenar i tillë, sipas ekspertit, mund të bëjë që Sali Berisha “t'i shpëtojë” akuzave direkte në këtë rast.

Pjesë nga intervista:

-Tani, avokat, e vërteta e 21 Janarit ka në disfavor në fakt edhe parashkrimin, apo jo?

Petraj: Jo, nuk...

-Duke qenë se ka kaluar kaq shumë kohë...

Petraj: Jo, nuk jemi në atë pikë, sepse kemi një vendim gjykate, Strasburgu e lejon hapjen e një procesi dhe aq më tepër që, përkundra asaj të cilët po fliste Ervini tani për pjesën vrasje në rrethana cilësuese e të tjera e të tjera, ka një marrëdhënie tjetër juridike. Prokuroria e posaçme nuk po merret fare më me vrasje, se vrasjet janë fakt. Problemi tashmë ata po janë kanalizuar te pjesa e zinxhirit komandues dhe kush dha urdhrin. Pse qëlluan? Pse nuk e ndaluan? Dhe ajo që është më e rënda është që si mund të shkosh ti me armë luftarake në një protestë? Që të vesh ti me kallashnikov për të mbrojtur një godinë të kryeministrisë me, me një armë luftarake dhe të përdorësh armë, fishek luftarak, pra kjo është skandal. Por që kjo marrëdhënie do kanalizohet tek pjesa e zinxhirit komandues të gardës, mendoj unë, që kam përshtypjen, ëh, do të ngelet përsëri përgjegjësia, përsëri te Ndrea Prendi, i cili do të kalojë me pjesën e asaj të cilën ai është gjë e gjykuar e i dënuar. Berisha do të shpëtojë nga ky rast. Do të shpëtojë...

-Domethënë nuk do të prodhojë asgjë me pak fjalë?

Petraj: Shiko, për mendimin tim, shiko, unë bëj analizën dhe çfarë ashtu, sepse unë e shikoj, duhet të dish që të paktën neve arrijmë edhe të lexojmë, lexojmë dhe mënyrën se si vepron Berisha. Berisha është i frikësuar faktikisht. Edhe Ilir Meta. Ilir Meta s'ka asnjë lloj tagri që t'i japë dëshmi. Për çfarë?

-Pse e ka kërkuar mendoni ju?

Pertaj: Po se nuk e legjitimon, ajo varet në diskrecion e prokurorit. Sa e rëndësishme është deklarimi i tij.

-Jo, jo, pse e ka kërkuar?

Petraj: Tani, tani është pjesë e tija, edhe kjo pjesa e Bamir Topit, që pyes vetë edhe unë.

-Mirë, në qoftë se kujtojmë kauzën e protestës, ka lidhje me Ilir Metën.

Petraj: Shiko, ka lidhje me Ilir Metën, por ka lidhje me faktin i cili i kishte ndodhur me një video të publikuar tre-katër ditë përpara. Por në elementin e zinxhirit komandues të asaj që ndodhi brenda godinës së kryeministrisë, ai nuk lidhet, sepse është një person që kishte dhënë dorëheqjen, ishte shmangur e të tjera. Ai për atë, për atë vepër penale të cilën shpëtoi, totalisht shpëtoi nga ajo, sepse normalisht ajo doli si një video e falsifikuar, një video e manipuluar, një video e cila nuk përmbush elementët teknikë. Kështu që ajo u rrëzua dhe ai shpëtoi paqësisht gjithë situatës. Problemi është te zinxhiri komandues dhe këta do t'ia hedhin përsëri. Do t'ia hedhin përsëri sepse po të shikosh në analizën se si ku është përqendruar hetimi, jemi vetëm tek Berisha, komandanti i gardës, Basha, drejtori i përgjithshëm i policisë, dhe pjesa e logjistikës e cila mbulon gardën.

-Po mund të thirren edhe të tjerë?

Petraj: Shiko, mund të thërrasësh sa të duash. Për mendimin tim, mund të thërritet edhe opozita, mund të thërritet dhe Edi Rama, të dëshmojë se është iniciatori, kryetari i opozitës së atëhershme që organizoi protestën, mund të thërritet Tom Doshi, mund të thërriten shumë e shumë drejtues të qarkut të asaj kohe.

-Okej, duke nisur nga armiqësia politike e fundit mes Bashës dhe Berishës, nuk e dimë se ç'ka dëshmuar Basha për shembull. Ka një mister këtu.

Petraj: Shiko, ato janë analiza juridike të cilat do të dalin. Deklarata e tija merret edhe kalohet...

-Jo, sa e rëndësishme është?

Petraj: Patjetër që është e rëndësishme për sistemin. Patjetër që është e rëndësishme. Se jemi në kushte të reja sot. Dhe në qoftë se, në qoftë se nuk ka një pazëll, ëhë, nuk ka një pazëll, mund të garantoj, shiko, Berisha e hodhi dorashkën. Kamerat, tha, nuk i mbaj unë, tha. I merr garda, tha. S'jam unë që merrem me, unë s'jam teknik kamerash, tha. E patë faktin. E dyta, filloi po shmangej nga vajtja në prokurori. Kishte elementin që s'kam dijeni. Brenda procedurës është në rregull. Në momentin që merr dijeni, pastaj shkoi. Problemi tjetër është që zinxhiri komandues, kush është tjetër? Kemi drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që është marrë. Është marrë, mos gaboj, zoti Kuliçi. Që është marrë në pyetje. Janë rreth 20 veta të cilët janë marrë, personazhet e kohës atëherë, janë marrë në pyetje. Drejtori i policisë së Tiranës e të tjerë. Problemi ngelet shumë i thjeshtë, është minimizuar. Tani, krim shtetëror. Kemi katër viktima, kemi protestues që s'kishin armë. Pra, përballja ka qenë shumë e pabarabartë dhe nuk të jep tagrin të gjuash ndaj një protestuesi pa kaluar brenda murit rrethues të perimetrit që kishte vetë kryeministria. Kështu që, dhe në raste të tilla, duhet parë elementi i rezistencës. Kush është?

Lini një Përgjigje