TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2025, 14:00

11 maji, SPAK në aksion: 18 procedime penale për krime zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, SPAK në aksion: 18 procedime penale për krime zgjedhore

Prokurorët e posaçëm, të cilët janë caktuar më evidentimin e krimeve zgjedhore kanë dalë në terren ku në foks janë takimet me drejtuesit e policive dhe drejtuesit e prokurorive.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë informacione lidhur me hetimet për krimet zgjedhore. Në një reagim, SPAK i është përgjigjur Partisë Demokratike, lidhur me procedimet penale të regjistruara për krimet zgjedhore.

Në fillim të këtij muaji, PD i drejtoi një kërkesë SPAK, ku kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me KQZ.

Në përgjigjen e SPAK, thuhet se prej muajit janar, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar 18 procedime penale. Nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht. Ndërsa 13 rastet e tjera, që tashmë janë edhe të regjistruara kanë ardhur nga subjektet e ndryshme.

“Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.267 Prot. datë 02.04.2025, ardhur dhe protokolluar më datë 03.04.2024, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje procedimet penale të regjistruara për krimet zgjedhore rezulton se:

1. Për periudhën janar 2025 deri aktualisht, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore.

2. Nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

Drejtuesi i Prokurorisë, Altin Dumani”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

11 maji, SPAK në aksion: 18 procedime penale për krime zgjedhore

Prokurorët e posaçëm, të cilët janë caktuar më evidentimin e krimeve zgjedhore kanë dalë në terren ku në foks janë takimet me drejtuesit e policive dhe drejtuesit e prokurorive. Për parandalimin e krimeve zgjedhore prokurorët e posaçëm do të shoqërohen edhe nga agjentët, të cilët do të fillojë më analizimin e kallëzimeve të referuara. Paralelisht po analizohet edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK për të cilën prej muajit mars është aktive.

Bëhet me dije se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët, ku në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi i tyre për shkak të anonimatit. Vetëm në vitin që lamë pas nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë hetuar 43 procedime penale për 7 persona nën hetim për vepra që lidhen më krime zgjedhore.

Në strategjinë e SPAK të bërë publike, ku përfshihet dërgimi në 12 qarqe të 20 prokurorëve, 60 hetuesve të BKH dhe 20 hetuesve financiarë, thuhet se nuk do të verifikohen vetëm kallëzimet dhe pretendimet, por edhe mundësia e përdorimit të administratës dhe infrastrukturës publike gjatë fushatës të zgjedhjeve të 11 majit.

Në këtë monitorim, SPAK thotë se cilëson si partner përpos Policisë së Shtetit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Këtë të fundit jo vetëm për shkak të informalitetit dhe qarkullimit të parasë cash, por edhe për transaksionet e dyshimta dhe ndjekjen e fondeve që vijnë nga jashtë. Fokusi tjetër është ndikimi i krimit të organizuar jo vetëm përmes blerjes së votës, presionit ndaj zgjedhësve por edhe financimit të paligjshëm të kandidatëve.

Lini një Përgjigje