
Ashtu si Liga e Europës, edhe Liga e Konferencës ka mësuar sot kundërshtarët e fazës së 1/8-ave, me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, duke rezervuar duele emocionuese.
Sfida që spikat është ajo mes Ajaksit dhe Aston Vilës, me dy skuadra pretendente për të fituar trofeun këtë sezon.
Duel i lehtë për Fiorentinën që do të ndeshet me Makabi Haifan, ndërsa Lila e Zhegrovës do të ketë përballë austriakët e Shturm Graz.
Olimpiakosi do të ndeshet me izraelitët e Makabi Tel-Aviv, ndërsa Fenerbahçe do të ketë një sfidë të vështirë me belgët e Rojal Union.
Duelet e tjera janë: Serevete-Viktoria Plzen, Molde-Klub Bryzh dhe Dinamo Zagreb-PAOK.
Ndeshet e 1/8 të Ligës së Konferencës:
1-Servete-Viktoria Plzen
2-Ajaks-Aston Vila
3-Molde-Klub Bryzh
4-Rojal Union-Fenerbahçe
5-Dinamo Zagreb-PAOK
6-Sturm Graz-Lilë
7-Makabi Haifa-Fiorentina
8-Olimpiakos-Makabi Tel Aviv

Lini një Përgjigje