TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2025, 16:23

Dudaev zhgënjen në debutim, Abakarov shkëlqen në Botërorin e Mundjes

Shkruar nga Pamfleti

Dudaev zhgënjen në debutim, Abakarov shkëlqen në

Shkroi historinë në Lojërat Olimpike duke i dhuruar Shqipërisë medalje bronzi, por aventura në Botërorin e Mundjes nuk filloi si duhet për mundësin kuqezi Islam Dudaev. As shorti nuk ishte në favor, teksa rivali i parë ishte kampioni i botës, Iszmail Muszukajev.

Dudaev, i cili në këtë Botëror garon në peshën deri 70 kg në mundjen e lirë zhvilloi një ndeshje të fortë deri në fund. Ishte i parë që kaloi në avantazh, duke fituar 1 pikë, por në fund ishte Muszukajev që barazoi 1-1 dhe në bazë të kritereve të përcaktuara kaloi më tej.

Pavarësisht humbjes në sfidën e parë, ekziston mundësia që Dudaev të ripeshkohet në vijim të këtij turneu.

Ndërkohë, në kategorinë 61 kilogramë, debutimi i Zelimkhan Abakarov rezultoi pozitiv. Ai mposhti me rezultatin e pastër 3-0 turkun Emrah Ormanoglu, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.

Në Botërorin e këtij viti, Shqipëria do të përfaqësohet edhe nga mundësit Shermen Valiev, Gjete Prenga dhe Albina Drazhi, të cilët do të zbresin në tapet në ditët në vijim.

zelimkan abakarov islam dudaev botërori i mundjes

Lini një Përgjigje