TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2024, 16:43

“Do t’ju shkatërrojmë”, mbrojtësi çek ‘kërcënon’ Qazim Laçin para ndeshjes në Ligën e Kombeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Do t’ju shkatërrojmë”, mbrojtësi çek

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të premte një transfertë mjaft të vështirë. Më 11 tetor në “Epet Arena”, kuqezinjtë do të luajnë kundër Republikës Çeke, sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në këtë sfidë një “armë” shtesë për Kombëtaren tonë është Qazim Laçi, mesfushori i cili aktivizohet me Spartën e Pragës në Çeki. Është pikërisht mesfushori dibran që është shfaqur protagonist në një video të shpërndarë nga Federata Çeke e Futbollit.

Në një “VideoCall” me ish-shokun e tij te Sparta, Ladislav Krejçi që tashmë është pjesë e Xhironës në La Liga. Ky i fundit i thotë Laçit, “do t’ju shkatërrojmë”, ndërkohë dibrani ia kthen, “a je i sigurt”.

Pas kërcënimeve, gjithçka është mbyllur me fjalë të ëmbla, me lojtarët që i urojnë fat njëri-tjetrit për sfidën e së premtes mbrëma.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Česká fotbalová reprezentace (@ceskarepre)

ladislav krejçi qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje