
Veldin Hoxha është talenti, që do të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen. 22-vjeçari ka vendosur të largohet nga Kroacia ku luajti deri me ekipin U-21.
Hoxha është pjesë e Rubin Kazan në Rusi. Mesfushori është prezantuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti Agim Ademi.
Njoftimi i FFK-së:
“Veldin Hoxha futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës! Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës!
Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme. Mirë se vjen Veldin!”
Lini një Përgjigje