TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2024, 20:00

14 vite karrierë, 6 finale të humbura dhe asnjë trofe i fituar; Herri Kejn futbollisti më i "mallkuar" në hsitori

Shkruar nga Pamfleti

14 vite karrierë, 6 finale të humbura dhe asnjë trofe i fituar;

Kapiteni dhe një nga lojtarët më të mirë të Anglisë, Herri Kejn, është padyshim një nga futbollistët më “të mallkuar” në histori.

Sulmuesi 31-vjeçar është ende në pritje të trofeut të parë në karrierë. Në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Spanja mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 dhe sulmuesi i “3 luanëve“ mbeti sërish pa trofe.

Ishte finalja e gjashtë që anglezi humbi në karrierën e tij. Ai dështoi dy herë në Kupën e Anglisë, dy herë në finalet e Kampionatit Evropian, njëherë u mund në finalen e Champions League dhe nuk arriti të ngrejë trofeun as në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Gjithashtu duhet theksuar se pas ardhjes së tij te Bajerni i Mynihut, ka përfunduar edhe mbretërimi 12-vjeçar i bavarezëve në Bundesligë.

herri kejn sulmuesi anglez

Lini një Përgjigje