TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Mars 2025, 10:47

Zebërvoki reagon pas kameras së fshehtë: Bujë e çuar dëm

Shkruar nga Pamfleti

Zebërvoki reagon pas kameras së fshehtë: Bujë e çuar

Marius Dervishi, ose siç njihet ndryshe me emrin Zebërvoki, ishte i ftuar në Pardon My French dhe jo pa arsye. Disa ditë më parë, ai u gjend në një situatë të tensionuar gjatë realizimit të një kamere të fshehtë. Djemtë e Andale improvizuan sikur po e kërcënonin për faktin se ai ka folur kundër Gjestit. Por, duke qenë të pa mësuar me kamerat e fshehta, djemtë e tepruan, duke e kapur me dorë dhe duke tentuar ta fusnin në makinë, gjë që e detyroi polico-aktorin të nxjerrë armën. Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale. Për të shpjeguar më mirë se si ndodhi kjo situatë, Zebërvoki u shpreh:

Ishte hera e parë që më bënin kamera të fshehtë e kësaj natyre, por në raste të tjera ka ndodhur në realitet. Eksperienca na bën të jemi vigjilentë, të përgatitur dhe profesionalë për atë që bëjmë.

Si e përjetoi ai këtë kamerë të fshehtë, cilat ishin mendimet e tij të para?

Të them të drejtën kur pashë atë djalin me bluzen e Gjestit e nuhata që mund të jetë ‘prank’ ose diçka e kësaj natyre, por pastaj kur tentuan të më marrin telefonin nga dora dhe më tërhoqën për tek makina, aty thashë të sigurohem se nuk dihej si do shkonte. Do përfundoja në ndonjë bagazh. Edhe normalisht, në bazë të rregullores, veprova duke mbrojtur veten time, jetën time, me qëllimin kryesor për të neutralizuar sjelljen e agresorit.

Shumica e komenteve në rrjet tregonin se njerëzit ishin trembur nga kjo skenë dhe disa nuk e besonin nëse mund të ishte situatë e vërtetë, apo e inskenuar. Si qëndron e vërteta?

Boom-i i kësaj kamere të fshehtë shkoi dëm, ajo vëmendja sepse të kishte qenë diçka e stisur, do e kisha përdorur në një moment të dytë kur të kisha gati ndonjë projekt për ta promovuar nëpër kinema, që të shërbente reklama dhe mua të më ndihmonte. Kurse kjo është një bujë e çuar dëm. Thjesht ndodhi dhe mbraoi aty. Nëse do ishte bërë para një projekti që unë do e prezantoja për kinema, atëherë po që do kishin të drejtë njerëzit të mendonin se kjo do ishte një gjë e stisur.

zebervoki kamera e fshehte intervista

Lini një Përgjigje