TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Korrik 2024, 10:46

Vajza ‘hidhni grepat’! Taulant Seferi është single

Shkruar nga Pamfleti

Vajza ‘hidhni grepat’! Taulant Seferi është single

Futbollisti bukurosh Taulant Seferi është beqar dhe sërish në treg!

Ylli i Kombëtares po e shijon kohën pas Euro2024 vetëm, pasi mesa duket është ndarë nga partnerja që ka pasur.

Vetë Taulant ka deklaruar në një intervistë se është beqar.

“Jam single. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam single.”-tha ai, duke lumturuar shumë vajza.

27-vjeçari është një nga futbollistët më të dashur të Kombëtares Shqiptare dhe ra në sy në fushën e blertë për paraqitjen, duke u kthyer menjëherë në një ‘sex-simbol’, por në një intervistë të pak kohëve më parë deklaroi se ishte i lidhur, marrëdhënie që mesa duket, paska përfunduar.

Pas kësaj deklarate, me siguri kërkesat nga vajzat në rrjetet sociale do jenë të shumta.

taulant seferi single

Lini një Përgjigje