
Një video e publikuar së fundmi në rrjet ka ngjallur dinamika të shumta.
Në pamjet e publikuara nga faqja zyrtare e JOQ, shikohet momenti kur ish-banorja e “Big Brother Albania” njëherazi dhe tiktokerja Genta Gjalpi shfaqet teksa po bën pazar me një vajzë të mitur në një market.
Sipas burimeve dyshohet se vajza është fëmija i bashkëshortit të saj.
Në videon e postuar në rrjet duket momenti kur fëmija nuk po i bindet dhe influencerja e tërheq vajzën nga dora, rrëzohet gjatë ndjekjes dhe më pas e kap me forcë nga rrobat, duke tentuar kështu që ta nxjerrë jashtë marketit.
Kjo video ka ndarë publikun në dysh, me ata që thonë se sjellja e fëmijës ishte e papërshtatshme dhe nuk është ‘aq tragjike’ sa ç’transmetohet aty dhe një pjesë që e gjykon sjelljen e Gentës si jo etike për një fëmijë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje