
Të papritura në “Big Brother Vip Albania”. Amber Candy kërkoi të largohet nga loja.
“Gjesti më tha: s’e ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”, tha ajo.
Më pas, Ledioni i kërkoi të bisedonin në dhomën e rrëfimit.
Amber: Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme nga Gjesti, Livia e cila më quajti aktore pornostare, më vuri emrin në tualet, kam gjithë ditën sot që e mendoj, kam presion psikologjik.
Ledioni: Do të bëjmë një pakt, do të presim deri në fund të show dhe merr vendim për respekt të publikut dhe vetes të lutem të presësh deri në fund të show-t.
Amber: Unë po qëndroj deri në fund të show-t dhe po largohem për respekt të publikut dhe televizionit.
Në mbrëmjen e djeshme, Zarfi i Zi i hapur në shtëpinë e “Big Brother” vendosi që tre banorë – G Bani, Jozi dhe Amber – të shkonin në televotim për sjellje denigruese.
Megjithatë, Amber ka vendosur të tërhiqet nga gara, duke lënë të dy banorët e tjerë në një situatë të tensionuar.
Për t’i dhënë një kthesë të re ngjarjeve, Vëllai i Madh ka shpallur një vendim befasues: televotimi hapet për të gjithë banorët e shtëpisë, dhe ai që do të ketë më pak vota do të largohet të shtunën.
Se si do të vazhdojë rrjedha e ngjarjeve në shtëpi kjo mbetet për t’u parë!
Lini një Përgjigje