TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Mars 2024, 11:47

Seanca e divorcit me Princ Lekës, Elia Zaharia fotografohet jashtë gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Seanca e divorcit me Princ Lekës, Elia Zaharia fotografohet jashtë

Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për divorcin e Elia Zaharias dhe Princ Lekës.

Aktorja është fotografuar duke dalë nga  gjykata.

Procesi i divorcit të çiftit është shoqëruar me bujë të madhe.

Pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë urdhër mbrojtje për njeri-tjetrin.

Kujtojmë se, Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan divorcin në fillim të janarit, pas 7 vitesh martesë duke rrëzuar kështu idealin që kishin ngritur te një pjesë e mirë e shqiptarëve, se çifti perfekt ekziston.

Çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm.

Katër vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina.

 

elia zaharia princ leka seance divorci

Lini një Përgjigje