TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Tetor 2025, 13:41

“Portokalli” transmetohet sonte në ekran, në rrjet kanë nisur kritikat: Po bëni humor me TikTok-sa

Shkruar nga Pamfleti

“Portokalli” transmetohet sonte në ekran, në rrjet

“Portokalli” rikthehet në ekran mbrëmjen e sotme, në sezonin e 44-t të saj. Spektakli i humorit, një ndër më jetëgjatët e ekranit shqiptar, duke se ka marrë kritika kësaj here nga publiku i gjerë.

Shkak për këtë reagim masiv është bërë imitimi që aktori Gaz Paja realizoi mbi një personazh të njohur të TikTok-ut me emrin “Gland Beach”, një shqiptar që jeton në Gjermani. Ky personazh njihet për deklaratat e tij fyese ndaj bashkëkombësve që punojnë me djersë jashtë vendit, ndërsa vetë përfiton nga ndihma sociale e shtetit gjerman.

Fakti që një figurë e tillë mori hapësirë në skenën e “Portokallisë”, qoftë edhe në aspektin e humorit, ka zemëruar shumë ndjekës. Për publikun, ky është një tregues i qartë i rënies së standardeve të dikurshme.

Shumë shqiptarë kujtojnë me nostalgji periudhën kur “Portokallia” ofronte skeçe origjinale dhe aktorë të talentuar si Agron Llakaj, Gentian Zenelaj, Julian Deda, Ermal Mamaqi e të tjerë, që arrinin të sillnin të qeshura të sinqerta. Sot, sipas tyre, emisioni po i jep hapësirë “antivlerave” të rrjeteve sociale.

Si e komentuan ata nisjen e këtij sezoni të ri?

Në rrjetet sociale nuk munguan kritikat e ashpra ndaj spektaklit të humorit. Dhe ja si u shprehën ata:

“Portokallia ka firmosur falimentimin”, shkruan njëri prej tyre.

Ndërsa dikush tjetër i irrituar shkruan:” Humor me barbonat e TikTok-ut? Seiozisht e kanë këta”?

“Ça bëhet duke promovuar antivlera, s’kanë as pikë arti dhe as kreativiteti”, – pohon një komentues.

“Portokalli” transmetohet sonte në ekran, në rrjet “Portokalli” transmetohet sonte në ekran, në rrjet“Portokalli” transmetohet sonte në ekran, në rrjet “Portokalli” transmetohet sonte në ekran, në rrjet “Portokalli” transmetohet sonte në ekran, në rrjet

portokalli tiktok humor

Lini një Përgjigje