TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Gusht 2025, 15:42

Katy Perry gjatë koncertit të saj: Jam tezja e Dua Lipës

Shkruar nga Pamfleti

Katy Perry gjatë koncertit të saj: Jam tezja e Dua Lipës

Gjatë një koncerti të mbajtur së fundmi në Philadelphia, si pjesë e turneut të saj “Lifetimes Tour”, këngëtarja me famë botërore Katy Perry solli një moment humori që përfshiu edhe yllin shqiptar Dua Lipa. Duke komunikuar me publikun dhe veçanërisht me fansat më të vegjël, ajo bëri një shaka auto-ironike.

“Për ata që janë 8 vjeç e më poshtë, unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës, Katy Perry”, u shpreh ajo.

 Ky koment u prit me të qeshura nga audienca, ndërsa Perry e përdori si një mënyrë të këndshme për të theksuar dallimin e moshës dhe brezave mes saj dhe Lipës.

Ylli i famshëm ndërkaq ka udhëtuar nëpër botë gjatë këtij turneu për katër muaj radhazi. Ndalesa e saj në Philadelphia ishte qyteti i 33-të në turneun “Lifetimes”, me 39 të mbetura përpara se të përfundojë në Abu Dhabi në fund të vitit.

katy perry dua lipa tezja

Lini një Përgjigje