
Lidhja romantike që ‘lulëzoi’ mes Roza Latit dhe Xhonatan Islamit ishte ndër më të përfolurat një periudhë kohë. Nuk zgjati shumë dhe çifti doli hapur në publik. Madje, në datëlindjen e Alket Islamit, babait të Xhonatanit, Roza shprehej se nuk mund të kishte gjetur vjehërr më të mirë.
Lidhja kishte marrë ngjyra serioze, aq sa nëna e Xhonatanit, drejtoreshë e gjimnazit “A.Z.Çajupi” e ftoi moderatoren në një program dedikuar asaj, realizuar nga nxënësit e shkollës, ku e merrte si një model frymëzimi dhe një vajzë shumë të përkushtuar ndaj karrierës.
View this post on Instagram
Por duket se e gjitha kjo ka përfunduar. Të njohur të Rozës thonë se ajo nuk është më në një lidhje, pa treguar detaje të mëtejshme. Me të marrë këtë informacion, i hodhëm një sy shpejt e shpejt rrjeteve sociale. Ata vazhdojnë të ndiqen, por ‘zjarri është shuar’. Asnjë ‘like, coment, apo shprehje emocionesh’, gjë që ndodhte rëndom më herët.
Të ketë përfunduar vallë? /Pamfleti
Lini një Përgjigje