TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Gusht 2024, 12:49

Jason Derulo darkon me vajzën misterioze pas performancës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Jason Derulo darkon me vajzën misterioze pas performancës në

Jason Derulo performoi live në kryeqytetin shqiptar.

Performancat e artistit ndërkombëtar amerikan, njihen tashmë mbarë botën për energjinë e lartë, kërcimet mbreslënëse në skenë dhe vokalin e fuqishëm.

Artisti solli për publikun shqiptar hite nga më të vjetrat që i përkasin viteve 2009, deri tek ata të publikuara këtë vit.

Derulo 35 vjeç, është i njohur për hitet globale si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, etj.

Për këngëtarin Jason nuk është hera e parë në Shqipëri, ndaj ai ka lënë edhe përshtypjet e tij në lidhje me vendin tonë, ku më herët u shpreh se përveçse i pëlqejnë njerëzit, dobësia për të këtu, është ushqimi i mirë.

Përveç koncertit në 'Selman Stermasi', këngëtari me famë botërore, Jason Derulo,  është parë të darkojë me një vajzë misterioze në një nga restorantet më të mira të Tiranës. Identiteti i vajzës nuk bëhet i ditur, pavarësisht komenteve të ndjekësve që japin emra të ndryshëm nga showbizzi shqiptar.

Jason Derulo darkon me vajzën misterioze pas performancës në

jason derulo darka vajza

Lini një Përgjigje