TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Dhjetor 2024, 11:20

Gerd Vaso e tradhtoi, Enada Hoxha: Jetoj ende me nënën e tij

Shkruar nga Pamfleti

Gerd Vaso e tradhtoi, Enada Hoxha: Jetoj ende me nënën e tij

Mjafton të përmendnim emrin e Enada Hoxhës dhe mendja te shkon menjëherë te Gerd Vaso, dhe e anasjellta!

Të gjithë qoftë dhe njëherë kanë qenë dëshmitarë të kimisë së tyre në skenë, po ashtu dhe në jetë. Dashuria për njëri-tjetrin lexohej në sytë e tyre dhe askujt nuk i kishte shkuar nëpër mend që një dashuri e madhe si e tyrja, mund të kishte një përfundim.

Ishte vetë Enada ajo e cila i vuri “vulën” thashethemeve që prej muajsh po qarkullonin.  Me lot në sy dhe zërin që i dridhej ajo pranoi që nuk është më krah Gerdit, babait të djalit të saj dhe njeriut që i fali vitet më të bukura të jetës, edhe pse ajo ende jeton në të njëjtën shtëpi me nënën e tij.

Sipas balerinës ka gjëra që nuk falen, prandaj dhe vendosi t’i jepte fund.

Epo kjo gjë që nuk falet, është padyshim tradhtia! E sidomos tradhtia bëhet akoma dhe më e rëndë kur vjen nga njeriu që nuk e prisje dhe ndaje me të gjithçka. Thuhet se vajza me të cilën ai tradhtoi, është një balerinë e njohur, kolege dhe shoqe e Enadës.

Si duket, vitet e përpjekjes nga ana e “shoqes” për t’i marrë rolet në skenë Enadës rezultuan pa sukses, por s’mund të themi të njëjtën gjë kur vjen puna te Gerd Vaso.

Gjithsesi, kjo është vetëm një nga tradhtitë e shumta që balerini ka bërë ndaj ish-bashkortes së tij dhe nënës së djalit. ‘Pamfleti’ shkroi më herët për faktin se Gerdi ishte shumë ‘i lëvizshëm’ në atë martesë dhe tradhtinë e kishte kthyer në një rutinë. Por, edhe pse e lënduar, Enada nuk e mohoi që ende ushqente ndjenja për ish-partnerin e saj në skenë dhe në jetë.

enada hoxha gerd vaso tradhtia

Lini një Përgjigje