
Ish-banorja e Big Brother Vip Diola Dosti, pas daljes nga shtëpia e famshme nisi një marrëdhënie dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.
Së fundmi, Erolldi ka folur për romancën e tij të dashurisë me nutricionisten.
“Diola është një njeri që prej kur ka ardhur në jetë kam një qetësi shpirtërore. I kemi bërë tashmë gjashtë muaj që jemi bashkë. Jemi duke e shijuar jetën bashkë”, tha ai.
I pyetur për ndonjë plan për dasëm biznesmeni tha se është ende herët, ja ka lënë rradhën të birit por e kanë në planet e tyre një festë e cila do të kurorëzojë dashurinë e gjetur pas kaq shumë kohësh.
“Por për një dasmë është ende herët të flitet.. Ende është herët. Njëherë duhet të martohet djali im, ai e ka rendin. Ne kemi menduar të bëjmë një festë që do të quhet festim i dashurisë”, tha biznesmeni.
Lini një Përgjigje