TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Dhjetor 2025, 11:49

Çfarë urren secila shenjë e zodiakut në natën e Vitit të Ri

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë urren secila shenjë e zodiakut në natën e Vitit
Foto Ilustruese

Edhe nëse jeni një nga ata që çmenden pas atmosferës festive, patjetër që do të ketë gjëra që nuk do t'ju pëlqejnë në lidhje me natën e ndërrimit të viteve (shihni këtu se kush do të ketë një natë të mrekullueshme ndërrimi të viteve) . Ndonjëherë pritjet e bëjnë këtë ditë, e cila mban peshën e një viti të tërë, të ketë rezultate zhgënjyese. Nëse i shtoni kësaj edhe kushtet në të cilat do ta festojmë këtë vit, atëherë nuk keni shumë shpresë se nuk do të jeni në anën e gabuar. Në varësi të shenjës suaj të zodiakut, ka gjëra specifike që nuk ju pëlqejnë dhe që ende mund t'i bëni. Disa mund t'i shmangni këtë vit për shkak të masave.

Dashi: priteni vitin e ri me dhimbje koke

Këto janë rezultatet e festës së Vitit të Ri. Muzika e lartë, koktejet dhe atmosfera festive, të gjitha kontribuojnë që dita e parë e vitit të ri të jetë pak e vështirë. Jo ashtu siç do të dëshironit. Dhe vetëm pse ka të ngjarë ta kalojmë natën e Vitit të Ri në shtëpi, nuk do të thotë që nuk mund t’i keni të gjitha më sipër.

Demi: e tëra çfarë dëshiron është shtëpia dhe shtrati yt
Ka diçka argëtuese në veshjen elegante dhe daljen jashtë, por mezi i mban sytë hapur. E lëre më deri në mesnatë. Nëse vendos të shkosh në shtëpinë e një miku për të festuar - herë të tjera mund të të kenë bindur të dalësh jashtë - nuk mund të ndalosh së foluri për ngrohtësinë e shtratit tënd.

Binjakët: organizoni shumë ose asgjë fare

Je një person që ecën në minutën e fundit dhe ndoshta nuk ke asgjë të planifikuar. Ndoshta po pret që një ftesë të shfaqet magjikisht në derën tënde. Kjo, ose ke shprehur gatishmërinë për të shkuar në kaq shumë festa të Vitit të Ri të përgatitura në shtëpi, saqë je në pozicionin e pafat që duhet t'i refuzosh.

Gaforrja: fundi i vitit ju trishton

Viti 2021 ishte një vit që ndoshta do të kishit dëshiruar të largohej shumë herë, por tani që jemi këtu, po mendoni për të. Je shumë emocional kur duhet të mbyllësh një kapitull të madh dhe e vetmja gjë për të cilën mund të mendosh është se sa shpejt ka fluturuar koha. Vite të tjera do të mendoje se sa mirë do të ishte nëse gjërat do të shkonin pak më ngadalë, por këtë vit ndoshta do të ndalesh vetëm te sa shpejt mbërritëm në vitin e ri.

Luani: Askush nuk do ta shohë veshjen tënde seksi

Me shumë mundësi që nga fundi i vitit të kaluar ke planifikuar se si do ta kombinosh fustanin tënd të shndritshëm dhe si do të dukesh në natën e Vitit të Ri. Por ka një kthesë. Këtë vit do të festosh në shtëpi, kështu që një veshje seksi mund të mos jetë zgjedhja ideale. Ose mund të jetë. Përveç kësaj, vite të tjera të është dashur të përballesh me të ftohtin jashtë, por këtë vit të paktën do të jesh diku ngrohtë.

Virgjëresha: është aq e shtrenjtë sa duket pothuajse zhvatëse

Të jep ndjesinë që në minutën e parë që fillon nata e Vitit të Ri, që në zilën e parë që bie për këngët e Krishtlindjeve, sepse të bën të mendosh se do të duhet të shpenzosh një pjesë të madhe të dhuratës tënde të Krishtlindjeve vetëm për një ditë. Sigurisht, këtë vit, mund ta marrësh falas me masat e reja. As nuk ke pse të mendosh se sa të shtrenjta ishin çmimet e koktejleve sepse do t’i pish në shtëpi.

Peshorja: puthjet nuk do t'ju çojnë te shkallët e kishës

Me siguri keni parë shumë komedi romantike në jetën tuaj, por jeta reale nuk ka të njëjtën ngjarje. Çdo natë Viti të Ri shpresoni të gjeni dashurinë, por jeni me fat nëse merrni qoftë edhe një puthje të vërtetë që ju pëlqen vërtet. Kjo nuk do të thotë që duhet të qepni fustanin e nusërisë. Sidoqoftë, këtë vit do të jeni të kufizuar në flirtimin online, pasi puthja me të huaj është e ndaluar për sigurinë tuaj.

Akrepi: Obsesioni juaj me pozitivitetin po ju bën të villni

Të gjitha këto teori që e lidhin vitin e ri me një fillim të ri janë të ngjira për ty. E di që të nesërmen të gjithë do të jenë po aq bezdisës sa ishin në vitin 2020 dhe 2019 e kështu me radhë. Nuk e ndjen ardhjen e vitit të ri si motivim apo frymëzim në asnjë mënyrë. Edhe nëse ky vit që po kalon ishte një nga më të vështirët në histori.

Shigjetari: pritjet e larta çojnë në dështim

Gjithmonë ëndërron se sa e mrekullueshme do të jetë nata e Vitit të Ri. Imagjinon se do të jetë aq intensive dhe kuptimplote sa do të ndryshojë tërë jetën tënde. Realiteti është se nuk ka aq shumë thellësi të fshehur në një ditë të vetme. Përveç kësaj, nuk ke zgjedhje të pafundme se si ta kalosh atë.

Bricjapi: stresi rreth vendimeve

Kjo ditë të bën të mendosh vazhdimisht për dështimet e së kaluarës dhe të shqetëson. Ndërsa të gjithë të tjerët po festojnë, e vetmja gjë që mendon janë qëllimet e tua të Vitit të Ri dhe fakti që ndoshta nuk do t’i realizosh dot as ti.

Ujori: gjithçka është e parashikueshme dhe klishe

Konfeti. Fustane të shndritshme. Shampanjë në gota. Rreshta si "vit i ri, ti i ri". Të gjitha gjërat e pritura që të bëjnë të trazohesh. Nëse do të varej nga ti, nata e ndërrimit të viteve do të ishte plotësisht përmbysëse. Megjithatë, çdo vit përfundon me të njëjtat gjëra të mërzitshme. Sigurisht, ti e quan këtë vit përmbysës.

Peshqit: shumë ekzistencialë për shijet tuaja 

Sapo ora shënon 12, e kupton sa shumë kohë ka kaluar. E tëra çfarë do të bësh është të harrosh problemet dhe festën tënde, por nuk mund të mos mendosh për kuptimin e jetës tënde deri më sot, derisa përfundon në një vorbull shqetësimesh ekzistenciale.

nata e vitit te ri

Lini një Përgjigje