TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2025, 15:57

E shkuar, e harruar! Motra e Rozana Radit: Sherri me Rezartën është shuar, ajo donte ta ftonte në emision

Shkruar nga Pamfleti

E shkuar, e harruar! Motra e Rozana Radit: Sherri me Rezartën

Motra e Rozanës, Andeta Radi, ishte e ftuar në “Fan Club” për të komentuar lojën e banores së “Big Brother VIP 4”.

Ajo foli për raportet e Rozanës me disa prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi në ekran i shfaqën asaj edhe një reagim të Rezarta Shkurtës, e cila sqaronte konfliktet dhe raportin me Rozanën.

Andeta e priti mjaft mirë këtë reagim dhe zbuloi se e motra ka dashur që t’a ftojë në emisionin e saj, por ka menduar që mund t’a refuzojë ftesën.

Si është marrëdhënia e Rozanës me Rezartën?

“Nuk kanë një marrëdhënie. Unë mesa di përpara se Rozana të përflitej për Big Brother-in, ju e dini që ka patur një emision të vetin në një tjetër kanal televiziv dhe në bisedat që kam bërë me të, pasi ne flasim shumë dhe konsultohemi për personazhet që ajo ka të ftuar, më ka thënë ‘Andeta si mendon, t’i bëj një ftesë Rezartës për në emision?’. I kam thënë ‘pse jo?!’ Më pyeti nëse mund ta pranojë ftesën dhe me këtë që ka bërë Rezarta sot. Janë dy vajza të realizuara secila në fushat e veta”.

andeta radi rozana rezarta shkurta

Lini një Përgjigje