TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Dhjetor 2023, 13:41

Dalin detaje të reja nga vdekja e Matthew Perry, aktori siguronte drogën përmes vajzave që njihte në një aplikacioni

Shkruar nga Pamfleti

Dalin detaje të reja nga vdekja e Matthew Perry, aktori siguronte

Varësia e Matthew Perry nga narkotikët dhe pilulat e dhimbjes ishte aq e fortë sa që, edhe kur aktori ishte në arrest shtëpie ose në monitorim 24-orësh nga ekipi i tij shëndetësor, ai përsëri gjeti një mënyrë për t’i siguruar ato.

Në fund të fundit, kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij. Ylli 54-vjeçar i serialit “Friends” dha frymën e fundit, në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij në tetor, pas një mbidoze me ketaminë.

Edhe pse prej vitesh ai pretendonte se ishte “pastruar” nga substancat, më në fund doli se Matthew Perry nuk bëri kurrë “pushim” nga abuzimet. Edhe kur ekipi i infermierëve pranë tij e kishte në monitorim 24/7 për ta parandaluar që të kthehej sërish te substancat, ai gjeti një mënyrë përmes një aplikacioni online për t’i siguruar ato.

Siç thotë për “DailyMail” një burim i afërt me të, aktori ka takuar vajza përmes aplikacionit Raya dhe i ka kërkuar që ta “furnizojnë” me Oxycontin, një qetësues i fuqishëm opioid, ndaj të cilit aktori ishte i varur.

matthew perry droge aplikacion

Lini një Përgjigje