TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Dhjetor 2023, 13:12

Donaldi pozon me Ilir Shaqirin: Një dashuri si kjo e jona

Shkruar nga Pamfleti

Donaldi pozon me Ilir Shaqirin: Një dashuri si kjo e jona

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj kanë pasur një raport “dashuri dhe urrejtje” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”.

Por pas përfundimit të reality show-t, mëritë mes tyre filluan të sheshohen dhe tani gëzojnë vetëm respekt për njëri-tjetrin.

Kjo u duk qartë kur aktori dhe moderatori vendosi që të ftonte balerinin e njohur në edicionin e dytë të emisionit të tij, “Më lër të flas”.

Por jo vetëm kaq, pasi me fillimin e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” ku Shaqiri ishte kryetari i jurisë, ata janë takuar më shpesh me njëri-tjetrin dhe kanë treguar se e kanë lënë pas të shkuarën.

Mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit më popullor të kërcimit, Donaldi dhe Iliri kanë postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit. Madje në disa poza janë pranë aktorit dhe balerinit janë edhe partneret e tyre.

Në foton ku shfaqen dy çiftet, Donaldi shkruan me humor: “Bashkim familjar”

Ndërsa në foton ku shfaqen vetëm dy burrat, shkruan: “Një dashuri si kjo e jona”.

Donaldi pozon me Ilir Shaqirin: Një dashuri si kjo e jona Donaldi pozon me Ilir Shaqirin: Një dashuri si kjo e jona

donald veshaj ilir shaqiri

Lini një Përgjigje