TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Dhjetor 2025, 19:19

Aksesohet vetëm me varkë private ose hidroplan, “bunkeri” i ri i CR7 në mes të Detit të Kuq

Shkruar nga Pamfleti

Aksesohet vetëm me varkë private ose hidroplan, “bunkeri”

Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez janë bërë pronarë në “Nujuma, a Ritz-Carlton Reserve Residence”, pasi blenë dy vila ultra-luksoze në “The Red Sea Residences”, në zemër të Detit të Kuq. Kjo është një strehë me privatësi totale, ku mund të arrihet vetëm me varkë private ose hidroplan.

Aksesohet vetëm me varkë private ose hidroplan, “bunkeri”

Deti i Kuq është një vend vërtet i jashtëzakonshëm. Që nga vizita jonë e parë, Xheorxhina dhe unë ndjemë një lidhje me ishullin dhe bukurinë e tij natyrore.

Aksesohet vetëm me varkë private ose hidroplan, “bunkeri”

Është një vend ku ndihemi në paqe. Tani që kemi një shtëpi këtu, mund të shijojmë kohë cilësore me familjen në privatësi dhe qetësi të plotë”, – deklaroi portugezi.

Aksesohet vetëm me varkë private ose hidroplan, “bunkeri”

Çifti e shijon këtë destinacion që nga viti 2023 dhe tani ka blerë dy vila: një me tri dhoma për familjen dhe një tjetër me dy dhoma. Ata ishin ndër blerësit e parë pas përvojave të tyre turistike. Xhon Pagano, CEO i “Red Sea Global”, theksoi se zgjedhja e tyre pasqyron tërheqjen e destinacionit për ata që kërkojnë luks, privatësi dhe natyrë.

Aksesohet vetëm me varkë private ose hidroplan, “bunkeri”

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje