TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Maj 2024, 14:15

Putin lëshon patriarkun rus kundër Kosovës, Kirill: Prishtina, gjest armiqësor ndaj vëllezërve tanë serbë

Shkruar nga Pamfleti

Putin lëshon patriarkun rus kundër Kosovës, Kirill: Prishtina,

Rusia vijon të provokojë Kosovën. Këtë herë ka dalë në skenë patriarku Kirill.

Ai ka komentuar ndalimin që i bëri Kosova kreut të kishës serbe, i cili donte të shkonte në Pejë.  Ai e ka cilësuar veprimin si gjest armiqësor dhe mohim të rolit të madh shpirtëror dhe historik të kishës ortodokse të Shën Savës.

Jam i pikëlluar dhe i indinjuar nga mohimi i së drejtës për të hyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë se Patriarkut Porfirije dhe 7 krye peshkopëve të tjerë, të cilën do të vizitonin Manastirin e Patriarkanës së Pejës”, tha ai.

Ky i fundit shprehu gjithashtu shqetësimin e veçantë të Kishës Ortodokse, siç tha, lidhur me kushtet gjithnjë e me të vështira për mbijetesën e popullatës serbe në Kosovë.

Shqetësim i veçantë në Kishën Ortodokse Ruse shkaktohet nga lajmet për kushtet gjithnjë e më të vështira për mbijetesën e popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi, presionet brutale ndaj vëllezërve tanë të pafuqishëm nga forcat e sigurisë së regjimit në Prishtinë, si dhe kërcënimet e reja ndaj objekteve të lashta të Ortodoksisë Serbe”, tha Patriarku Kirill.

Më13 maj, autoritetet në Prishtinë nuk lejuan hyrjen në Kosovë të Patriarkut Porfirije dhe kryepeshkopëve të tjera serbë, duke pretenduar se vizita të tilla nuk do të lejoheshin, derisa Serbia të vijonte të shkelte marrëveshjen e Ohrit. 

Lini një Përgjigje