TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 07:09

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, krahu i djathtë i kriminelit Milan Radojiçiç mes të vrarëve

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi terrorist në veri të Kosovës, krahu i djathtë i
Stefan Nedeljkoviç

Një prej terroristëve serbë të vrarë ditën e djeshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës, besohet të jetë Stefan Nedeljkoviç.

Ai është një ekstremist, i njohur si krahu i djathtë i Milan Radojiçiç, nënkryetari i partisë Lista Sërpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga drejtësia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Ndonëse autoritetet e Kosovës nuk e kanë konfirmuar identitetin e tij, mediat në vend raportojnë se nga krahasimi i fotografive është bërë i mundur identifikimi.


Stefan Nedeljkoviç ishte anëtar i “Severna Brigada”, grupim i serbëve të veriut të Kosovës i shpallur si grup terrorist me vendim të qeverisë, dhe që udhëhiqej nga Radojiçiç.

Bilanci i deritanishëm nga përballja me grupin terrorist prej rreth 30 personash është 4 të vrarë dhe 7 të arrestuar.

Dy prej terroristëve serbë dyshohet se mbetën të plagosur dhe arritën të arratisen por tashmë po mjekohen në spitalin e Novi Pazarit në Serbi.

stefan nedeljkoviç vrasjet në veri të kosovës

Lini një Përgjigje