TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Dhjetor 2023, 12:50

Deklarata e ambasadorit rus për gjakderdhje në Kosovë, analisti zbulon skenarin: Ja si do të nisë gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e ambasadorit rus për gjakderdhje në Kosovë, analisti

Deklarata e ambasadorit rus për Kosovën i cili tha se “do të ketë gjakderdhje jo luftë gjithëpërfshirëse” dhe ajo e Dodik i cili tha se do kërkojë shkëputjen e republikës Srpska, kanë ngritur shqetësime të shumta në rajon pasi kjo do të krijonte konflikt e gjakëderdhje në Bosnjë-Hercegovinë.

Analisti Ben Andoni tha se Milorad Dodik, ndan të njëjta interesa me Vuçiç dhe se Republika Srpska mund të jetë guri i parë i dominosë.

“Zoti Dodik është i ndarë në interesa me zotin Vuçiç, për fatin e madh në javët e fundit, Vuçiç është munduar që ta përdorë për interesat e veta dhe Dodik ka përdorur forcën e Vuçiç për të treguar që mund të ketë peshë në atë që do të bëjë. Mendoj se kjo mund të jetë pak e vështirë, por nuk është e pamundur.

Serbia ka një gjuhë shumë më agresive me federatën e Bosnjës. Me Malin e Zi ndikimin do e shikojmë kur partia e Mandic të marrë edhe tre ministri të tjera. Në rastin e Republikës Srpska, unë mendoj se është guri i parë i dominosë i cili pritet të sjellë zhvillime. Unë uroj që forca e Bashkimit Europian fillimisht ta pezulloj, ose ta shty sa më shumë në kohë por e shikoj që është jashtëzakonisht e vështirë”, tha Andoni në një intervistë për Euronews Albania.

analisti deklarate ambasadori rus kosove gjakderdhje

Lini një Përgjigje