TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Mars 2024, 10:07

Akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi, Kobra dërgohet në Gjykatë

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi, Kobra dërgohet
Dibran Hoxhaj

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, ditën e sotme është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë  ku pritet të mbahet seanca fillestare  për vrasjen e të riut nga Kukësi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Cobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, ka vrarë shtetasin me inicialet V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë konflikti kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Pas zënkës, thuhet se viktima dhe të dëmtuarit, kishin hyrë në veturën “Mercedes”, me qëllim që të largoheshin nga lokali. Por, thuhet se tashmë i akuzuari Dibran Hoxhaj pasi ishte njoftuar për ngjarjen, në ato momente kishte arritur në lokal me veturën “Audi Q7”, pronë e dëshmitarit Enver Amrllahu. “Kobra”, thuhet se kishte hyrë në lokal, kishte marrë pistoletën dhe iu ka afruar veturës së të dëmtuarve.

Sipas aktakuzës, ai ka hapur derën e makinë së të dëmtuarit  R.T (Sh) dhe ka shkrepur me armë dhe ka plagosur në kofshë të djathë të dëmtuarin T (Sh).

Ky i fundit, thuhet se kishte rritur shpejtësinë e veturës dhe kishte dalë në rrugë, por që i akuzuari “Kobra”, kishte shtënë me armë edhe katër herë tjera, duke goditur tashmë viktimën V.C në shpinë që ishte i ulur në ulëset e pasme të makinës.

Viktima V.C, të cilit plumbi i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme, nuk kishte arritur t’i përballonte plagët ku edhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Kukësit.

Më këtë, “Kobra”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe për armëmbajtje pa leje.

dibran hoxhaj kobra

Lini një Përgjigje