TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2025, 10:17

Shqipëria 113 vite shtet, Begaj, Rama dhe Osmani në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria 113 vite shtet, Begaj, Rama dhe Osmani në ceremoninë e
Rama, Peshi, Begaj, Osmani ne Vlore

Krah njëri-tjetrit, nën tingujt e himnit kombëtar, krerët më të lartë të shtetit shqiptar morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Krah njëri-tjetrit, nën tingujt e himnit kombëtar, krerët më të lartë të shtetit shqiptar morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ceremonia u zhvillua në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë.

I pari që vendosi kurorë me lule në nderim të Ismail Qemalit ishte kreu i shtetit, Bajram Begaj, që u ndoqën më pas nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Niko Peleshi.  

Në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin nuk mungoi as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e re e Vlorës, Bruna Mersini.

Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912  nga Ismail Qemali në Vlorë. Në Kuvend morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë më pas, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur.

28 nëntori përkon edhe me ditën kur Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti më 1443 flamurin e Kastriotëve në Krujë, duke udhëhequr rezistencën kundër Perandorisë Osmane.

I pari që ka bërë një urim ka qenë kryeministri Edi Rama. Reagime erdhen edhe nga Kosova si dhe partnerët ndërkombëtarë BE dhe SHBA.

 

1 Komente

  1. A
    Alban

    Ne nje dite te shenuar si festa e flamurit kryeministri shqiperise me xhup????

    Lini një Përgjigje