
Kërkesa e paraqitur nga opozita për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës pas skandali me dosjen “5D”, është rrezuar.
Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, Ilir Alimehmeti, tha se kjo është një fshehje pas gishtit. Ai u shpreh se fakti që ata e refuzojnë auditin e jashtëm, tregon që ata kanë frikë. Alimehmeti theksoi se do të vazhdojnë të kërkojnë një seancë të posaçme, edhe pse mazhoranca refuzon të bëjë transparencë mbi fondet publikë.
“Këshilli Bashkiak i Tiranës, vazhdon të mbajë me veprime ose jo një pozicion të paqartë përballë këtyre që po ndodhin. Të vetmit ata që nuk duan të merren me këtë punë janë anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës.
I bëmë ftesë dhe me shkresë me dt.5 prill, për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një mbledhje urgjente. Jo vetëm që nuk iu bashkuan mendimin, por gjejnë dhe situata që ju nuk kishit firma mjaftueshëm,.
Ne sot paraqitëm një kërkesë me 21 firma, të gjithë të opozitës dhe menjëherë nisën artificat, jo kjo do të diskutohet në një mbledhje tjetër. Nëse ata duan t’i lajnë duart dhe të fshihen pas gishtit për të mos bërë detyrën e tyre janë fajtorë më veprim ose mos veprim, në këtë rast janë fajtorë me mos veprim.
Është kërkuar ditën e sotme që në mëngjes për mbledhje urgjente dhe audit i jashtëm për financat, të gjejnë ata nëse ka vjedhje kjo bashki, e nëse nuk ka do të jemi të gjithë të lumtur. Fakti që ata gjejnë artifica, tregojnë se ata kanë frikë”, tha Alimehmeti në një prononcim për mediat.
Lini një Përgjigje