
Kreu i Partisë së Lirisë, ka shfaqur zhgënjim nga ata që ka promovuar, duke thënë se prej tyre ka dëgjuar “Ilir Meta është bërë diktator”.
Në një takim me delegatët e PL-së në Durrës ditën e sotme, Meta ironizoi duke thënë se këto komente vijnë nga ta që marrin 20-30 like në postime, teksa sipas tij duhet të ndërvepronin e mijëra qytetarë. Ai ndër të tjera theksoi se ka parë arrogancë nga opozita, duke flirtuar me qeverinë dhe me drejtorë.
”Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Këtë e kam dëgjuar nga njerëz që kanë patur mbështetjen time për t’u promovuar, por për fat të keq kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like, kur secili duhet të kishte 3-4 mijë qytetarë që të komunikojnë sic komunikon Ilir Meta që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinës. President do ma japësh numrin tha, ta jep Presidenti ty.
Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë. Mesa duket disa persona në opozitë ndihen komodë aty dhe duke bërë ndonjë flirt me bashkinë këtu e atje, me qeverinë e drejtorë dhe duke bërë dopio lojëra. Ne kemi nevojë për njerëz me karakter”, u shpreh Meta.
Lini një Përgjigje