
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 Majit në Tiranë, Roland Bejko tha se Basha ka një rrjet të konsiderueshëm mbështetësish, të cilët e ka ndihmuar për fushatën elektorale.
I ftuar në emisionin “Stop”, ai paralajmëroi rikthimin e Lulzim Bashës në politikë, për të cilin tha se do të rikandidojë për kryetar të Partisë Demokratike që aktualisht drejtohet nga Alibeaj.
Pjesë nga biseda në studio:
Saimir Kodra: Tek partia juaj, Lul Basha është projeksion i së ardhmes, kryetar tek ju?
Roland Bejko: Luli është një njeri, i cili e ka derën të hapur do kandidojë. Ma merr mendja që do kandidojë. Do fitojë apo jo, këtë nuk e di, por ama di që do kandidojë. Brenda kësaj PD-je që jemi ne, Lul Basha ka një ‘netëork’ goxha të konsiderueshëm, ‘netëork’ njerëzish, pra ka rrjet njerëzisht.
Saimir Kodra: Të ka shërbyer ty për fushatën?
Roland Bejko: Patjetër po. Ka lidhje me njerëzit dhe këta janë njerëzit me të cilët unë bëj fushatën.
Lini një Përgjigje