
Teksa po afron 14 Maji asfalti dhe kanalet elektoralë janë hapur në shumicën e bashkive disa javë para zgjedhjeve për të treguar përkushtimin në shërbim të qytetarëve.
Pandeli Majko, drejtues politik në qarkun e Kukësit, prej disa ditësh poston në rrjetet sociale foto të kanaleve të hapur në Kukës dhe Tropojë, në mbështetje të kandidatëve, Safet Gjici dhe Rexhë Byberi që kanë patur 4 vite kohë për të hapur dhe mbyllur kanalet, por i kanë lënë për dy javët e fundit, siç reagojnë me zemërim komentuesit në statuset e hedhura nga Majko.
Njëri prej tyre e pyet Majkon nëse e ka rregulluar gojën, pyetje sarkastike për episodin e ndodhur 3 vite më parë, kur Majko deklaroi se nuk dënoi prishjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria dhe bashkia e Tiranës sepse kishte bërë ndërhyrje në dhëmballë.




Lini një Përgjigje