
Luçiano Boçi, nënkryetar i PD ka folur para nisjes së sesionit të ri parlamentar, teksa u shpreh se aksioni opozitar do të vazhdojë.
Në një intervistë për 'Syri tv', Boçi gjithashtu shtoi se po tenton të izolohet opozita dhe jo Sali Berisha si kreu i saj. Më tej, Boçi u shpreh se Rama është i vendosur për të mohuar të drejtat e opozitës.
"Rama është i vendosur në rrugën e tij për bllokimin e opozitës, në rrugën për të mohuar të drejtat e opozitës, në rrugën e tij për ta eleminuar opozitën dhe për të realizuar qëllimin e tij tashmë të shfaqur hapur të emërimit të një opozitë fallco", u shpreh Boçi.
Nënkryetari i PD, tha gjithashtu se nesër në orën 17:00 hapet parlamenti, teksa shtoi se nuk kemi parë nga mazhoranca asnjë lloj reflektimi gjatë kësaj kohe ndaj kërkesave të opozitës, përkundrazi kemi parë një përshkallëzim të qëndrimit negativ të kryeminstrit.
"Vazhdon aksioni siç e dini sot është dita e 14-të që ne do të jemi përsëri në këtë tubim, proteste, solidarizim, apo mund t’i vëmë çfarëdo lloj emri të doni. E them këtë për arsye se ne do vazhdojmë aksionin tonë opozitar me të gjitha format mënyrat dhe mjetet.
Nuk do të jetë vetem kjo forma e vetme po këto ditë kanë qenë ditët e pushmeve, parlamenti mblidhet ditën e hënë dhe ne patjetër, është kaoza jonë, ky izolim që i është bërë liderit të partisë demokratike professor doctor Sali Berishës.
Nuk është izoluar Sali Berisha, por tentohet të izolohet opozita duke goditur kryetarin e saj, goditet opozita, goditet gjithë populli opozitar dhe në këtë sipërmarrje në këtë askion tonin që do jetë i vazhdueshëm ne do vazhdojmë në përditshmëri pa e ndërprerë asnjë dit. Patjetër, kjo do jetë e bashkangjitur edhe me aksionin opozitar të grupi parlamentar në parlament.
Ditën e hënë në orën 17:00 hapet parlamenti, nuk kemi parë nga mazhoranca asnjë lloj reflektimi gjatë kësaj kohe ndaj kërkesave të opozitës , përkundrazi kemi parë një përshkallëzim të qëndrimit negative të kryeminstrit.
Pra, një kryeministër që del ne konferencë shtypi dhe fillon të shantazhojë më shumë akoma se çe ka bërë opozitën. Vazhdon akoma me retorikën e tij të ashpër, si një autokrat dhe duke marrë gjënë shumë sensibël, bën presion, duke thënë se reformën zgjedhor do ta bëj, do ta bëj i vetëm, do të gjej format, mënyrat, sipas mënyrave dhe metodave që ka përdorur shpesh herë ai.
Mendoj se Rama është i vendosur në rrugën e tij për bllokimin e opozitës, në rrugën për të mohuar të drejtat e opozitës, në rrugën e tij për ta eleminuar opozitën dhe për të realizuar qëllimin e tij tashmë të shfaqur hapur, të emërimit të një opozitë fallco", tha Boçi.
Lini një Përgjigje