
Gazment Bardhi, drejtues politik i PD-së në Fier, ka reaguar pas shoqërimit nga policia të kandidatit të PD në qarkun e Fierit, Fation Semanjaku, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të paprecedentë dhe shkelje të rëndë të procesit zgjedhor.
Në një deklaratë zyrtare, Bardhi akuzoi policinë e shtetit dhe kryebashkiakun socialist të Fierit, Armando Subashi, për pengimin e qëllimshëm të opozitës gjatë fushatës.
“Kandidati Semanjaku është penguar nga banditë me uniformë të të korruptuarit në krye të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, që të ushtrojë fushatën përmes stendave.
Më pas është urdhëruar shoqërimi me dhunë i tij në polici. Ky është një akt i pashembullt që tregon sesi shteti është shkrirë me partinë”, tha Bardhi.
Ai theksoi se qëllimi i këtij veprimi është intimidimi i kandidatëve të opozitës në javën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 11 majit dhe paralajmëroi publikisht drejtuesit e policisë në Fier për përfshirje në veprimtari të paligjshme politike.
“Kemi të dhëna të depozituara që drejtues të policisë në Fier janë përfshirë në fushatë për llogari të Belinda Ballukut”, deklaroi Bardhi, duke akuzuar zv.kryeministren aktuale për ndërhyrje të paligjshme në garën zgjedhore.
Lini një Përgjigje