
Kreu i PL-së Ilir Meta ka lëshuar akuza ndaj qeverisë sa i takon hartës territoriale dhe mbështetjes për bizneset.
Në një konferencë për mediat Ilir Meta deklaroi sot se Ramaforma po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe kostot. Sot nisi zbatimi i fazës së dytë të hartës territoriale, ku u mbyllën 9 gjykata dhe 9 prokurori në vend.
“Nga sot për fat të keq dhe Gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen në Lushnjë, në qytetin e Kongresit, në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Mat, Tropojë, Përmet etj. Ramaforma në drejtësi në kundërshtim të plotë me të gjitha ndryshimet e bëra para 7 vitesh po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe po u rrit kostot që t’i lërë ata pa drejtësi. Kjo hartë e re gjyqësore është një anti-reformë. Nuk merr parasysh largësinë e qytetarëve nga Gjykatat dhe mundësitë e kufizuara të transportit. Më 14 maj qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër Ramaformës e cila po ua bën drejtësinë edhe më të pamundur, dhe më të paarritshme dhe më të shtrenjtë, në mënyrë që t’i lërë pa drejtësi”, tha Meta.
Ai u shpreh se me vendimet e saj, qeveria ka favorizuar vetëm oligarkët dhe po rrezikon falimentimin e sipërmarrjeve tona.
“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të mbështetur sipërmarrjen për lehtësimin e kostove, për nxitjen e punësimit. Ka marrë vendime të njëanshme që favorizojnë vetëm oligarkët që po rrezikojnë falimentimin e sipërmarrjeve tona. Ndaj për PL zgjidhja është anulimi i vendimeve arbitrave dhe zhvillimi i një dialogu me biznesin për të evituar falimentimin e tyre. 14 maji është për të gjithë ata që duan të kenë mbështetjen e qeverisë”, tha Meta.
Lini një Përgjigje