TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 14:40

“Memorandumi i Kuçit”, Berisha paralajmëron Ramën: Shqiptarët të kanë prerë biletën!

Shkruar nga Pamfleti

“Memorandumi i Kuçit”, Berisha paralajmëron Ramën:

Kryeministri Edi Rama e realizoi për së dyti “memorandumin e tij” në Kuç të Vlorës, po kryedemokrati Sali Berisha e ka një të tillë?

Është kjo pyetja që iu shtrua Berishës sot pas deklaratës për shtyp. Sipas tij, planet e kreut të qeverisë janë krejtësisht qesharake, pasi shqiptarët “ia kanë prerë biletën”.

“Planet e Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën! Të pret McGonigal, mezi po të pret me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të”, u shpreh Berisha.

 

Lini një Përgjigje