TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2023, 12:08

Megaoperacioni në Shkodër, Bardhi: SPAK të verifikojë favoret që Rama e Doshi i kanë siguruar Pëllumb Gjokës

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni në Shkodër, Bardhi: SPAK të verifikojë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me operacionin e arrestimit të biznesmenit të kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjoka dhe Astmer Bilali i dënuar më parë si pjesë e grupit të 'Bajrajve'.

Bardhi shprehet se SPAK duhet të verifikojë favoret që Rama e Tom Doshi i kanë siguruar Pëllumb Gjokës duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik.

“Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”, tha Bardhi.

gazment bardhi megaoperacion shkoder spak

Lini një Përgjigje