TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2023, 17:02

Lufta nën rrogoz mes Blendi Klosit dhe Vullnet Sinajt, Rama fut në “provim” dy kandidatët për Selenicën

Shkruar nga Pamfleti

Lufta nën rrogoz mes Blendi Klosit dhe Vullnet Sinajt, Rama fut në

Partia Socialiste ka zgjidhur dilemat për bashkinë që konsiderohet bastion i tyre, atë të Vlorës.

Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS-së për Vlorën.

Kandidatura e tij është zgjedhur nga Asambleja Socialiste në një votim të fshehtë ku përballë tij kandidati tjetër ishte ish-deputeti Fate Velaj e ku i pranishëm si në asnjë bashki tjetër ishte vetë kryeministri Edi Rama.

Rama, i sapoardhur nga Londra, ashtu siç iu deklaroi javën e shkuar deputetëve në mbledhjen e grupit, donte të fliste vetë me bazën socialiste për kandidatin për kryebashkiak. Kjo dhe për shkak të temperamentit që karakterizon anëtarësinë e kësaj dege e që vetë kryeministri e vë në dukje sa herë i jepet mundësia e që ai e di më mirë se çdokush sepse ka qenë deputet i Vlorës për dy mandate.

E ndërsa problemi i Vlorës është zgjedhur, Edi Rama synon të zgjedhë edhe betejën për Bashkinë e Selenicës, pasi ka një luftë nën rrogoz mes Blendi Klosit dhe Vullnet Sinajt.

Burime të Vox News thonë se Klosi dëshiron si kandidat nënkryetarin e Bashkisë së Himarës, Dhimitër Kapaj, ndërsa Sinaj lobon për kryetarin e PS për Selenicën, Nërtil Bellaj.

Në këtë mënyrë, ashtu si në Vlorë, Rama ka zbritur vetë në terren duke takuar dy kandidatët dhe për të dëgjuar alternativat e tyre, siç duken dhe në fotot e siguruara nga Vox News.

Më pas, Rama ka zhvilluar një takim edhe me Klosin dhe Sinajn. Burime të Vox News pohojnë se vendimi final për kandidatin e Bashkisë së Selenicës do ta marrë kryesia e Partisë Socialiste në Tiranë./ Vox News

rama selenice klosi sinaj

Lini një Përgjigje